Përmbarimi

Kam nje çeshtje ne Permbarimin Tirane. Drejtori i permbarimit po me sorrollat per 6 muaj pa asnje arsye dhe duke shkelur cdo rregull ligj e procedure. Dua te me tregoni ku te ankohem dhe me jepni nje kontakt se nuk jetoj ne Shqiperi. Kam cdo prove dhe fakt per ta provuar por nuk di ku te ankohem. Me kontaktoni me email ju lutem. Faleminderit

Qytetari: T.E.
Data: 20 Dhjetor 2022, Kategoria: Tituj ekzekutive

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ne lidhje me problematiken tuaj, nese pretendoni shkelje ne veprimtarine e permbaruesit shteteror, ju duhet t’i drejtoheni Ministrise se Drejtesise. Aty mund te depozitoni nje ankese me shkrim (me ane te postes), duke bashkengjitur vendimin e gjykates, cdo dokumentacion te veprimtarise se permbaruesit, si dhe cdo prove tjeter qe ju mbeshtesni pretendimet tuaja.
    Nese behet fjale per zyre permbarimore private, se bashku me ankesen drejtuar Ministrise se Drejtesise, ju mund t’i drejtoheni edhe Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Private.
    Nese jeni i pakenaqur nga sherbimi permbarimor qe ju eshte ofruar deri tani, ju mund te kerkoni terheqjen e dosjes nga zyra perkatese dhe ta kaloni te nje permbarues tjeter nga sherbimi perbarimor privat.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje