Permbarimi shteteror

Pershendetje,

Kam marr pensionin ushqimor te femijes, te cilen ekzekutimin e realizoi permbarimi shteteror.

Ish-bashkeshorti ben ekzekutim vunelltar dhe i dorezon cdo here ne datat 10 apo 13 te cdo muaji ne llogarine e permbarimit. Me pas permbarimi i depoziton ne llogarine time bankare, por me shume vonese, cdo muaj permbarimi mi depoziton 15 dite me vonese.

A mundet qe permbarimi t’i japi ish-bashkeshortit tim nr. e llogarise time bankare dhe t’i depozitoj direkt tek mua dhe jo tek permbarimi? Apo duhet qe ai t’i depozitoj nje here tek zyra permbarimore?

Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 25 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Permbarimi shteteror”

  1. 1

    Nese ju arrini nje marreveshje me ish-bashkeshortin tuaj, atehere ish-bashkeshorti juaj mund te depozitoje kontributin ushqimore drejtperdrejte ne llogarine tuaj bankare.
    Marreveshjen eshte e nevojshme t’ia paraqisni edhe zyres se permbarimit, pasi ne momentin qe ju hiqni dore nga ky sherbim qe garantohet te ekzekutohet nga permbaruesi shteterore, ne vijim ai nuk mban asnje pergjegjesi ne lidhje me ekzekutimin ose jo te ketij detyrimi.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet