Permbarimi

Pershendetje,

Jam debitor ne nje ceshtje permbarimore. Kam si pasuri nje banese ne bashkepronesi me kredituesin, pra fituesin e detyrimit dhe ne pronesi timen nje automjet te crregjistruar perkohesisht (te cilit i kam hequr targat). Nuk jam ne marredhenie pune. Vlera e detyrimit eshte 2 milion lek e gjysme te vjetra
1. Si ekzekutohet vendimi ne kete rast?
2. A mund te dali ne ankand makina ime edhe pse i kam heq targat perkohesisht?
3. Po ne lidhje me banesen ne bashkepronesi, a mund te ekzekutohet ajo per kete detyrim?

Faleminderit,


Qytetari: 0. 0. Data: 31 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Permbarimi”

  1. Pershendetje. Te dhenat per mjetin merren nga Drejtoria e pergjithshme e transportit rrugor dhe nese mjeti aty eshte i cregjistruar, atehere permbarimi nuk procedon mbi te.
    Ekzekutimi i detyrimit mund te behet mbi apartamentin ne bashkepronesi. Per kete, fillimisht permbaruesi i drejtohet gjykates me kerkese per pjesetimin e sendit ne bashkepronesi dhe me pas, pjesen qe i njihet debitorit me vendim gjykate e nxjerr ne ankand. Te ardhurat e tjetersimit te sendit ne ankand, perdoren per te shlyer detyrimin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet