Kredia – permbarimi

Pershendetje,

Doja te me qartesonit disa gjera po patet mundesi. Kam marre nje kredi para disa vitesh. Per disa arsye nuk kam mundur ta paguaj. Si garanci kam vene pagen. Banka me dergoi nje zyre permbarimore dhe ata me njoftuan. Me vone me derguan nje tjeter zyre. Rroga nuk me ishte prekur pasi fillova pune dhe paguhesha ne nje bank tjeter.
Komunikova vet me banken dhe me thane qe do kaloni ne permbarim. Duhet te pagoni 150000 lek te reja qe ta heqim. Per kete nuk kam mundesi e mesa duket do shkoje drejt permbarimit. Doja te dija nese kaloj ne permbarim, sa eshte perqindja qe mban permbarimi nga rroga ime? Nje avokat me ka thene qe duhet te mbaje 1/3 e rroges. A mund te negocioje une me permbarimin per kete (mbi shumen qe duhet te paguaj) dhe une te kem mundesi te jetoj me familjen time?
Faleminderit


Qytetari: E. P. Data: 31 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kredia – permbarimi”

  1. 2

    Pershendetje.
    Lidhur me pyetjen tuaj: Sa eshte perqindja qe mban permbarimi nga rroga ime?, ju bejme me dije se permbarimi nuk e llogarit mbajtjen nga paga per efekt te permbushjes se detyrimit mbi bazen e perqindjes, apo pjeseve te pages. Kodi i procedures civile rregullon ne nenin 533, menyren se si duhet te veproje permbaruesi per te arketuar detyrimin nga paga e debitorit (qe jeni ju ne kete rast). Konkretisht ne kete nen thuhet: “Pasi zbritet kontributi për sigurimet shoqërore dhe taksat mbi të ardhurat, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.”
    Ne Shqiperi nuk ka nje percaktim me akt ligjor, apo nenligjor te minimumit jetik. Shpesh here per kete merret per baze ndihma ekonomike qe eshte ne vleren 8.000 leke. Zyrat permbarimore shpesh percaktojne nje shume me te larte se kjo.
    Megjithate, ju keni te drejte qe te lidhni nje marreveshje me zyren permbarimore lidhur me menyren e shlyerjes se detyrimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet