Permbarimi

Pershendetje

Kam paraqitur para 2 muaj e gjysem dokumentat tek zyra permbarimore shtet. Ish-burri nuk i pagoi leket (detyimin) brenda afatit 5 ditor dhe si pasoje i kaloi per ekzekutim te detyrueshem ne ndermarrjen e tij per te mbajtur 1/2 e pages . Por procedurat vonoheshin 2 jave nga ndermarrja dhe kur mori vesh ish-burri qe do i mbahet 1/2 e pages e beri pagesen …

Tani une dua te dije se pse nuk e zbaton permbaruesja ligjin per ekz. te detyrueshem? Edhe pse mund te vonohej procedura 2 jave nga ana e punes se ish burrit,  ndonese ai e pagoje 1 muaj, per muajt e tjere ne vijim detyrimi duhej te mbahej nga paga e tij.

Dhe se dyti: Ish-burri i ka thene permbarueses qe merr page ne vleren 22.000 leke te vjetra dhe paguan 11.000 mije leke te vjetra … A mund te kerkoje informacion permbaruesja mbi pagen e tij mujore?
Pasi ai mund te thote cfare do lloj shume, pasi ne dijenine time ai e ka pagen 35.000 mije leke dhe jo aq sa thote.

Faleminderit


Qytetari: M. D. Data: 22 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Permbarimi”

  1. Pershendetje,

    Permbaruesi duhet t’ia beni te qarte qe ekzekutimi vullnetar i detyrimit nga burri nuk ka ndodhur per muajt e tjere, ne menyre qe te procedoje me ndjekjen e procedurave per ekzekutim te detyrueshem. Permbaruesi ka te drejte ligjore te marre informacion per debitorin, ne kete rast per ish bashkeshortin tuaj nga te gjitha institucionet private dhe publike, banka, kadaster, drejtoria e sherbimit te transportit rrugor, etj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet