Pershendetje,
Une kam nje apartment ne Tirane, mirepo jetoj jashte shtetit. Sot me lajmerojne komshinjte qe ka ardhur permbarimi per sekuestro sepse dilu nuk kemi paguar taksa. Te vetmet taksa qe nuk kam paguar edhte ajo e administrim te pallatit, per shkak se jetoj jashte dhe nuk kam pasur mundesi.
A eshte kjo nje arsye per sekuestro?
Si veprohet ne te tilla raste?
Ju faleminderit!
One Response
Pershendetje,
Nese ju jeni debitor kundrejt nje subjekti te caktuar, ne baze te Kodit Civil ju mbani pergjegjesi me pasurine tuaj te tashme dhe te ardhme.
Permbaruesi vendos sekuestro vullnetare dhe ne mos sbatimin e saj fillon me sekuestro te detyrueshme.
Ne lidhje me sa ju parashtroni ju referojme te bisedoni me zyren permbarimore e cila ju ka vendosur sekuestro per tu njohur me detyrimin qe rrjedh nen emrin tuaj, nese nuk ka detyrim atehere duhet te njoftoni zyren permbarimore dhe te arrini nje marreveshje per pushimin e saj, ne cdo rast nese nuk arrini marreveshje mund ti drejtoheni gjykates kompetente me objekt pavlefshmerin e titullit ekzekutiv.
Faleminderit!