Perjashtimi nga tarifat e ekspertit gjyqesor

Pershendetje,

Jam ne proces gjyqesor me objekt zgjidhje martese. Gjykata me ka caktuar nje psikologe, per asistimin e femijes gjate procesit. Pasi kemi diskutuar, nuk kemi rene dakort me tarifen prej 45,000leke. Iu drejtova zyrave te Ministrise Drejtesise dhe ata me dhane nje formular te cilin e plotesova dhe e depozitova ne gjykate. Ceshtja po zvarritet sepse gjykatesja ne cdo seance shpik nga nje dokument te ri qe duhet dorezuar. Akoma nuk ka nje vendim nga ana saj. Kam dhe nje pyetje….femija intervistohet vetem ne zyren e psikologes apo dhe ne gjykate perpara trupit gjykues? Faleminderit


Qytetari: S. S. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perjashtimi nga tarifat e ekspertit gjyqesor”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Perjashtimin nga tarifat gjyqesore keni te drejte qe ta kerkoni, ne kushtet kur jeni ne pamundesi financiare per te paguar ekspertin. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    Formularet dhe udhezimet perkatese per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni edhe ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Procesi juaj i divorcit nuk mund te vijoje nese nuk dorezohet akti i ekspertimit nga psikologia (te cilin e dorezon pasi i eshte shlyer tarifa e percaktuar), prandaj dhe ju jeni ne kushtet e shtyrjes se seances gjyqesore. (duke qene ne kete faze gjykimi)
    Ne parim, psikologia ben intervistimin me femijen ne ambjente ku ka kushte te pershtatshme per ta kryer kete intervistim, prane zyrave te psikologes, por jo vetem. Ne varesi te situates dhe te moshes se femijes dhe aftesine e tij per te kuptuar, gjyqtari mund te kerkoje qe femija te pyetet ne seance. Nese femija eshte 10 vjec i merret mendimi nga Gjyqtarja dhe nese ka mbushur moshen 12 vjec i merret pelqimi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet