Perjashtimi nga ndihma ekonomike per shkak te sistemit te pikezimit

Pershendetje,

Jam me ndihme ekonomike prej shtatorit te vitit 2019 dhe marr 2150 lekë të vjetra. Ne muajin mars dhe prill ma refuzuan ndihmen ekonomike. E mora ne tel administratorin e lagjes time dhe me tha nuk e di pse e refuzojne kerkesen sherbimi social, pasi une i plotesoj te gjitha kushtet.
I mar dhe ne tel sherbimin social dhe me thote per arsye pikezimi, por une i pyes sesi ka mundesi qe 6 muaj sistemi i pikezimit me nxjerr fituese dhe keto 2 muajt e fundit jo, dhe punonjesi i sherbimit social me thote qe eshte formule sekrete! ….
Megjithate ne lidhje me rastin tim, punonjesi i njesise time administrative i propozoi bashkise te merrja nga fondi i kushtezuar i bashkise, pasi jam realisht ne nevoje … por une jam e habitur se si sistemi (sherbimi social) me nxjerr fituese 6 muaj dhe keto 2 muajt jo, ne kushtet kur rrethanat e mia jane po njesoj … Faleminderit


Qytetari: E. H. Data: 26 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perjashtimi nga ndihma ekonomike per shkak te sistemit te pikezimit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë, duke përdorur koeficientë dhe ndryshore të përcaktuara qartë, të cilët dalin nga lidhjet reciproke, objektive, me statusin ekonomik dhe me varfërinë. Formula përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

    Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike jane te percaktuara me Vendim te Keshillit te Ministrave.

    Ne rast se interesoheni per piket konkrete qe ka marre aplikimi juaj per ndihme ekonomike, pas vleresimit te situates tuaj social-ekonomike sipas formules perkatese, Ju mund te dergoni nje kerkese zyrtare per informacion prane Bashkise/njesise administrative dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (te qytetit ku banoni).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet