Perjashtimi i gjyqtarit

Pershendetje,

Neser jam ne nje seance gjyqesore ku kerkoj leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes ne cilesine e paditesit. Para disa ditesh kundrejt meje u kerkua leshimi i urdherit te mbrojtjes i cili u aprovua nga gjyqtari. Problemi eshte qe i njejti gjyqtar do te zhvilloje edhe seancen e neserme ne te cilen pala paditese jam une. Kam prova dhe arsye te besoj se gjyqtari nuk eshte i paanshem. A mund te kerkoj nderrimin e gjyqtarit per konflikt interesi, nese po, si procedohet? Ju falenderoj paraprakisht


Qytetari: K. M. Data: 25 December , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Perjashtimi i gjyqtarit”

  1. Pershendetje,

    Me poshte po ju bejme me dije rastet kur gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete:
    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij. Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen apo menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen.
    Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni. Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet