Perjashtimi i gjyqtareve

Pershendetje,

Si mund te perjashtoj te gjithe gjyqtaret e nje rrethi? Kjo pasi kam konflikt interesi me nje gjyqtar dhe si pasoje ka nderhyrje nga ana e tij te te gjithe gjyqtaret e tjere te gjykates se atij rrethi gjyqesor.

Faleminderit


Qytetari: K. G. Data: 11 May , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Perjashtimi i gjyqtareve”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Ne te drejten procesuale civile dhe penale percaktohet nje parimi i rendesishem, prezumimi pavaresise dhe paanshmerise se trupit gjykues. Nese nje pale pretendon anshmerine e trupit gjykues ka barren e proves per te vertetuar ate, kundrejt gjyqtarit ose gjyqtareve. Gjithashtu, kerkesa per perjashtim mund te behet vetem per gjyqtaret qe jane pjese e trupit gjykues te ceshtjes dhe jo apriori per te gjithe gjyqtaret e rrethit gjyqesor, perderisa ata nuk jane duke gjykuar ceshtjen.

    Gjithe te mirat!

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Me poshte po ju bejme me dije rastet kur gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete:

    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij.
    Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen apo menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen.
    Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni.
    Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet