Periudha e barrelindjes per efekt te lejes vjetore ne pune

Pershendetje,

Nje punonjes ne Bashkine X ka perfituar lejen e lindjes nga data 17 korrik 2019 deri me 17 korrik 2020.  Punonjesi ka paraqitur kerkese per leje te zakonshme, e cila sipas tij duhet te filloje nga data 17 korrik per nje periudhe 10 ditore (janar – qershor 2020) me pretendimin se leja e lindjes konsiderohet periudhe pune.
Pyetja: A perfiton leje te zakonshme punonjesi per periudhen janar- qershor 2020 edhe pse gjate kesaj periudhe ka qene perfitues i lejes se barrelindjes?

Ju faleminderit per kohen qe me kushtuat.


Qytetari: e. h. Data: 6 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Periudha e barrelindjes per efekt te lejes vjetore ne pune”

  1. Pershendetje. Periudha e raportit te paaftesise se perkohshme per pune konsiderohen si periudhe vjetersie dhe per te llogaritur lejen vjetore qe i takon punemarresit llogariten njesoj si ditet e punes (Neni 92, pika 3 e Kodit te Punes). Pra ne rastin qe ju shtroni, punemarresi qe eshte me raport leje lindje, ka te drejte qe te kerkoje qe kjo periudhe ti perfshihet ne llogaritjen e lejes vjetore per periudhen perkatese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet