Pergjegjesia e gjendjes civile ne mbrojtjen e te dhenave personale

Pershendetje

a nuk jane konfidenciale te dhenat e te gjithe shqipetareve te RSH-së qe ka zyra e gjendjes civile? Perse na i shperndajne te dhenat tona? A nuk ka ligj per ndalimin e publikimit te te dhenave tona?

Faleminderit


Qytetari: K. U. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pergjegjesia e gjendjes civile ne mbrojtjen e te dhenave personale”

  1. 1

    Pershendetje. Te gjitha te dhenat e regjistrave te gjendjes civile kategorizohen si te dhena personale dhe si te tilla jane te aksesueshme vetem nga vete personi, nga persona te cilet kane nje interes te ligjshem dhe te provuar ne to, si dhe nga autoritetet publike, sipas rregullave shume te kufizuara dhe kur kjo parashikohet shprehinmisht ne ligj. Per cdo dyshim qe mund te keni per keqperdorim te te dhenave tuaja personale, si nga autoritetet publike ashtu edhe nga persona privat, mund te paraqisni nje ankim prane Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet