Jam banor i Kosoves me lejeqendrim ne Shqiperi prej 4 vitesh. Desha me apliku per pasaporte shqiptare. Si ka mundesi me apliku online apo si kam mundesi per aplikim? Faleminderit,
Qytetari: G.
P.Data: 5 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.
Ju mund kerkoni perfitimin e shtetesise shqiptare me natyralizim. Kjo menyre fitimi e shtetesise shqiptare është e mundur kur i huaji plotëson kriteret e parashikuara në nenin 8 të ligjit Nr. 113/2020 “Për Shtetësinë”. Kërkesa për fitimin e shtetësise shqiptare paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit të vendbanimit të personit.
Ne nenin 8 te Ligjit 113/2020 percaktohen kushtet e fitimit te shtetesise me natyralizim:
1. Shtetësia shqiptare fitohet me natyralizim nga i huaji që ka paraqitur kërkesë dhe plotëson kushtet e mëposhtme:
a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
b) ka zotësi juridike për të vepruar;
c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt;
ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë;
d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;
e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë;
ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 (tre) vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 (një) vit.
Per me shume informacion mbi kushtet dhe proceduren e fitimit te shtetesise shqiptare, ju mund t’i referoheni tekstit te ligjit nr. 113/2020, te cilin e gjeni te botuar ne Fletoren Zyrtare të datës 29.9.2020, numër 174. https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/174/64ae60e6-e6d9-4561-a490-89989a9a3da6
Përshëndetje!

Faleminderit