Perfitimi nga dhenia e prones per pallat

Pershendetje!
Dua te di si llogaritet koeficenti i perfitimit per dhenien e prones per ndertim, nese kam 114 m2 truall, si dhe kam katin e dyte ne proces legalizim ku jane 80 m2? Faleminderit,


Qytetari: D. K. Data: 13 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Perfitimi nga dhenia e prones per pallat”

  1. Pershendetje. Se pari per percaktimin e pjeseve takuese e rendesishme eshte marreveshja qe ju lidhni me shoqerine sipermarrese, ku pervec perqindjes duhet te percaktohen edhe modalitetet specifike. Se dyti, llogaritja e perqindjes behet duke llogaritur perqindjen e siperfaqes se truallit ne pronesine tuaj, ne raport me siperfaqen totale per ndertimin e e pallatit, dhe me pas ky koeficent shumezohet me koeficentin e zhvillimit te prones, i cili eshte i percaktuar ne lejen e ndertimit. Koeficenti i zhvillimit te prones ka te beje me siperfaqen ndertimore ne volum (katet mbi dhe nen toke) qe do te realizohen per kete ndertim. Si perfundim siperfaqja llogaritet sipas te gjitha njesive te ndarjes se nje objekti pallat, qe jane: apartament, njesi sherbimi dhe vende parkimi; gjithmone nese objekti ka te tille.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet