Përfitimi i shteses se pensionit te pleqerise sipas nenit 33

A përfitohet kjo shtesë mbi pensionin e pleqërisë të përfituar për periudhën e punësimit mbi moshen e pensionit sipas nenit 92 në rast se vitet e punësimit sipas këtij neni janë disa muaj më pak se ato të kërkuara për pensionin e plotë? Faleminderit

Qytetari: K.M.
Data: 12 Korrik 2023, Kategoria: Administrative, Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Nëse nuk plotësoni kushtet ligjore të përfitimit referuar viteve të plota të punës që kërkohen nga legjislacioni në fuqi, nuk mund të përfitoni shtesën për shtyrje të datës së daljes në pension. Kjo pasi ligji është tepër i qartë kur kërkon që:
    Kushtet për pension pleqërie sipas nenit 92-> mosha dhe periudha e sigurimit për pension pleqërie. Pjesa e moshës dhe periudhës së sigurimit sipas tabelës referuar ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” janë të mirëpërcaktuara dhe definitive. Nuk keni hapësira për interpretime të tjera.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje