Perfitimi i pageses se papunesise nga pandemia

Pershendetje,

Une jam i rregjistruar si punekerkues i papune prej me shume se 1 viti. Nuk jam trajtuar me pagese papunesie, por me ndihme ekonomike. Pashe ne faqen e Ministrise se Financave qe ato qe jane punekerkues te papune te aplikojne per te perfituar kete shume.

Dua te di nese mund te aplikoj edhe une per te perfituar kete pagese papunesie apo jo?

Faleminderit,


Qytetari: E. T. Data: 3 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

8 responses to “Perfitimi i pageses se papunesise nga pandemia”

  1. 1

    Pershendetje!
    Sipas kushteve te paketes se ndihmes ekonomike te miratuar nga qeveria per perballimin e situates ekonomike dhe efekteve te shkaktuara nga perhapja e COVID-19, kategoria e personave qe figurojne te regjistruar si punekerkues te papune dhe trajtohen me ndihme ekonomike, do te perfitojne sa dyfishi i pageses se ndihmes ekonomike qe merrnin ne kushte normale para epidemise.

  2. 1

    Gjykoj se duhet te perfitoni nga Ndihma Ekonomike, bazuar kjo ne nje VKM qe miratoi qeveria se fundmi, pasi jemi ne gjendje fatkeqesie natyrore, ndaj ligjerisht duhet te perfitoni dyfishin e shumes se perllogaritur te ndihmes ekonomike qe merrnit para gjendjes se fatkeqesise.

  3. 1

    Pershendetje ,
    Po mund te aplikoni per te perfituar pagesen e ndihmes ekonomike dhe ne baze te VKM nr.254 dt.27.03.2020 gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur per shkak te COVID-19, ju perfitoni dyfishin e shumes se perllogaritur te ndihmes ekonomike.

  4. Pershendetje, ju mund te perfitoni dyfishin e pageses se ndihmes ekonomike, si dhe asistence nga njesia vendore me produkte ushimore direkt ne shtepine tuaj.

  5. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Nese ju trajtoheni me ndihme ekonomike, atehere nga Paketa Financiare qe ka miratuar Qeveria si pasoje e Pandemise, ju e perfitoni kete ndihme ekonomike dyfish.

  6. 1

    Nuk përfitoni nga paketa e ndihmës ekonomike si punëkërkues, por ju mund të përfitoni dyfishin e ndihmës ekonomike.

  7. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Po, ju perfitoni si subjekt i cili perfiton ndihme ekonomike dhe jo ne cilesine e inividit i cili pefiton pagesen e papunesia. Parashikohet nje pagese shtese për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike.

  8. Pershendetje
    Nese ju trajtoheni me ndihme ekonomike , atehere sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave nr 254 date 27.03.2020 , i cili ka miratuar dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike , ju perfitoni kete pagese shtese si individ qe trajtohet me ndihme konomike .

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet