Përshëndetje,
Disponoj një pronë (banesë në ish kombinat textil 60 m2) e cila ka qene godinë ekzistuese garazh ne kohen e Enverit. Momentalisht jam i pajisur me certifikatë pronësie dhe kartelen e pasurisë. Bashkangjitur disponoj njëkohësisht dhe një oborr prej 100 m2, të cilën nuk e kam të regjistruar në pronësine time, per të cilën para disa vitesh me kane thene për të paguar rreth 22 miljon lek për ta privatizuar.
Me ligjin e ri të 2020, a kam të drejtë ta përfitoj këtë truall si oborr në përdorim duke u bazuar se deri në 300 m2 nuk kam detyrim pagese? Ju faleminderit paraprakisht.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ju keni te drejte te regjistroni oborrin ne perdorim, sipas ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”dhe VKM Nr.827. dt.30.09.2020, “Per përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objektive pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”. Ju duhet të aplikoni on-line nëpërmjet platformës e-albania dhe të shlyeni tarifën përkatëse të shërbimit për procedurën administrative. Tarifa është 10.000 lekë. Më tej është ASHK e cila ndjek procedurat. Nëse ju doni që procesi të kryhet brenda 90 ditëve, atëherë duhet të paguani një tarifë ekstra. Në VKM në fjalë mund të verifikoni edhe nëse i plotësoni kriteret për të regjistruar oborrin në përdorim.
Linkun e VKM-së e gjeni në vijim:
https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendim-i-KM_827_30.09.2020.pdf