Perfitimi i dyfishit te ndihmes ekonomike

Pershendetje,

Une trajtohem nga fondi 6% i bashkise, por sipas vendimit te qeverise do perfitonim 2-fishin e shumes, por une per muajin shkurt (qe merret ne mars), dhe per muajin mars (qe e merret ne prill), une nuk kam marre 2-fishin e shumes.  Mire shkurtin, por as muaji mars nuk merret 2 fish ?!! Si shpjegohet? Cfare duhet te bej?

Faleminderit


Qytetari: N. B. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perfitimi i dyfishit te ndihmes ekonomike”

  1. 2

    Pershendetje,

    Ju jeni nje nga kategorite perfituese perfituese te ndihmes financiare sipas paketes se ndihmes financiare nr.1, miratuar me VKM nr 254 dt 27.03.2020, e ndryshuar.
    Jeni te lutur t’i drejtoheni njesise se qeverisjes vendore e cila ju trajton me ndihme ekonomike (bashkise/njesise administrative), per informacion te metejshem mbi disbusimin e kesaj pagese shtese sipas percaktimeve te vendimit te mesiperm.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet