Perfitimi i burses ne universitet

Pershendetje,

Doja te dija qe nese kete vit mund te perfitoj burse, per shkak se kam te dy prinderit pa pune pasi firmat ku punonin u mbyllen dhe ende nuk kane arritur te gjejne pune qe prej 6 muajsh. Gjithashtu nuk trajtohemi as me asistence sociale (ndihme ekonomike). A mund ta perfitoj une si studente bursen?

Faleminderit,


Qytetari: M. D. Data: 3 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perfitimi i burses ne universitet”

  1. Pershendetje. Pervec studenteve te shkelqyer dhe studenteve qe ndjekin arsimin ne programe studimi prioritare, te drejten per te perfituar burse e kane edhe studentet qe plotesojne kriteret ekonomike, si vijon:
    a) Studentet qe ndjekin studimet nd largesine mbi 10 (dhjete) km nga vendbanimi i perhershem i tyre, familjet e te cileve trajtohen me ndihme ekonomike nga njesia e veteqeverisjes vendore;
    b) Secili nga studentet, i cili rezulton bashkeshort me femije, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihme ekonomike nga njesia e veteqeverisjes vendore;
    c) Personat me aftesi te kufizuar, te vertetuar nga Komisioni Caktimit te Aftesise per Punes, perfitues te pageses se kufizuar.

    Me dokumentacionin e nevojshem per te perfituar burse do te pajiseni prane njesise se qeverisjes vendore perkatese. Me pas, bursat per vitet pas vitit te pare te studimeve, rishqyrtohen dhe miratohen cdo vit nga vete universiteti ku jeni regjistruar.
    Per vitin e pare, kerkesa per burse miratohet nga Keshillat Bashkiake ne perputhje me kerkesat e paraqitura.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet