Perfitimi i AMTP sipas ligjit 7501

Pershendetje!
Kam qene pjese e familjes bujqesore ne ’91 dhe padrejtesisht nuk kam perfituar toke bujqesore sipas ligjit 7501 dhe emri im nuk figuron ne AMTP e familjes. Si mund ta realizoje te drejten time, a mund te realizohet dhe me cfare procedurash? Faleminderit!


Qytetari: E. S. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Perfitimi i AMTP sipas ligjit 7501”

  1. Pershendetje. Ne AMTP figuron vetem emri i perfaqesuesit te familjes bujqesore dhe i asnje personi tjeter. Teresia e bashkepronareve te tokes se perfituar percaktohet nga certifikata familjare e 1 gushtit 1991. Ju keni te drejte te beni nje kerkese prane Agjencise Shteterore te Kadastres qe emri juaj te pasqyrohet ne regjistrin kadastral ne pasurite perkatese, se bashku me anetaret e tjere te familjes bujqesore. Per kete mjafton te depozitoni nje certifikate trungut te 1 gushtit 1991.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet