Perfitim raport mjekesor duke qene i siguruar, person fizik . Paga e luftes

Pershendetje,

Ne shkurt te vitit 2020 eshte operuar bashkeshortja nga gjendrat tiroide dhe kirurgjia na dha 2 muaj raport. Duke qene e vetpunesuar, biznes privat dhe e siguruar dhe duke paguar detyrimet normalisht , raporti e percakton qe nje pjese paguhet nga i vetpunesuari dhe pjesa tjeter nga sigurimet. Pasi eshte dorezuar na eshte thene: Qe nuk perfitojme nga ky raport. Gjate periudhes me raport te bashkshortes kemi kerkuar qe dikush ta zevendesonte per te mbajtur aktivitetin hapur. Me kerkuan karten e identitetit per ta zevendesuar une, bashkeshorti dhe me thane qe je i regjistruar per periudhen dy mujore. Periudha e pandemise na gjeti ne kete pozicion pune, bashkeshortja me raport, une i vetpunesuar per periudhen dymujore qe bashkeshortja ka qene me raport.
Sipas ligjit te qeverise, a perfitojme ndonjeri nga ne apo te dy, pagen e luftes apo 40.000 lekshin per kufizim oraresh, se deri tani na thone qe nuk perfitojme dhe cila eshte arsyja qe nuk e perfitojme?
Detyrimet qe na takojne i kemi paguar rregullisht edhe kete periudhe te COVID-19. Ju lutem mund te na sqaroni saktesisht, sepse institucionet perkatese na kane udhezuar per tek portali e-Albania .
Faleminderit per sqarimin !


Qytetari: B. S. Data: 5 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perfitim raport mjekesor duke qene i siguruar, person fizik . Paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Nese aktiviteti ekonomik qe ju ushtroni ka qene i ndaluar ne zbatim te urdhrave te Ministrise se Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale, atehere mund te aplikonit per te perfituar nga paketa e ndihmes financiare nr.1. Afatet e aplikimit dhe te ankimit ne lidhje me masen e parashikuar nga kjo pakete jane mbyllur.
    Nderkohe, nese aktiviteti qe ju ushtroni ka qene i lejuar per t’u kryer sipas urdhrave te MSHMS dhe ju keni qene te punesuar ne daten e hyrjes ne fuqi te ketyre urdhrave, atehere ju mund te aplikoni per te perfituar ndihme financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes se ndihmes nr.2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020). Kujdes: Afati i aplikimit per perfitimin e ndihmes financiare sipas kesaj pakete eshte data 05 qershor 2020, ora 24:00.

    Ju mund te konsultoheni me listat e publikuara në këtë link https://bit.ly/30cu5TB për të verifikuar nëse jeni përfitues të paketës 2 dhe për të aplikuar brenda afatit.

    Per dijenine tuaj, nuk përfitojnë ndihmë financiare sipas VKM nr. 305 datë 16.04.2020 kategorite e meposhtme:
    – Individët e subjekteve me objekt veprimtarie: tregti të produkteve ushqimore, fruta – perime, aktivitetet farmaceutike. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në këtë kategori subjeketesh.
    – Individët e subjekteve të regjistruara si persona fizikë, të cilët ushtrojnë aktivitet sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrit/ve të MSHMS. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në këtë kategori subjektesh.
    – Punonjësi/it të cilët përfitojnë sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milion leke, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e covid-19”.

    Nese ju keni aplikuar per perfitimin e kesaj ndihme dhe jeni refuzuar nga administrata tatimore dhe vleresoni se refuzimi juaj eshte i padrejte, ju bejme me dije se ju keni te drejte te ankoheni ne adresen e e-mailit: efiling.info@tatime.gov.al sipas udhezimeve ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Persa i perket bashkeshortes tuaj, ajo nuk trajtohet me “pagen e luftes”, pasi ajo tashme po paguhet nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqerore per periudhen e paaftesise ne pune, dhe kjo kategori nuk eshte parashikuar perfituese e pages se luftes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet