Perfitim pensioni

Perpara 6 viteve kam patur nje biznes te vogel te cilin per shkak te perkeqesimit ekonomik nuk kam arritur qe te shlyej detyrimet tatimore, por kam bere procedurat per ta cregjistruar biznesin. Tani qe kam mbushur moshen per pension pleqerie sa mund te impaktoje mospagimi i ketyre detyrimeve tatimore tek perfitimi i pensionit te pleqerise? Faleminderit


Qytetari: A. B. Data: 31 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perfitim pensioni”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Perfitimi i pensionit te pleqerise nuk ka lidhje me aktivitetin tregtar qe keni ushtuar disa vite me pare, por me plotesimitn e kritereve te percaktuara ne Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij. Detyrimet e prapambetura tatimore te subjektit nuk ndikojne ne perfitimin e pensionit nga ana juaj. Nese subjekti nuk ka paguar sigurimet shoqerore dhe shendetsore per ju, sigurisht qe ajo periudhe nuk do ju njihet si kontribut per efekt pensioni dhe do ndikoje ne masen e pensionit.

    Nese pyetja juaj ka te beje me faktin se per shkak te ketyre detyrimeve dhe pamundesise tuaj objektive per t’i shlyer mund te sekuestrohet pensioni juaj ose jo, ju bej me dije se ne perputhje me piken a te nenin 11 e ligjit nr. 26/2019 “Per sherbimin permbarimor privat” percaktohet se: Përmbaruesi gjyqësor privat nuk mund të refuzojë një kërkesë për vënie në ekzekutim dhe/ose kryerjen e veprimeve të ekzekutimit, me përjashtim të shkaqeve që përbëjnë pengesë ligjore, në rastet kur pala kreditore:
    a) përfshihet në kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike ose të pensionit të pleqërisë,
    apo është një person me aftësi të kufizuara
    Per sa me siper, pensioni i pleqerise, pagesa nga ndihma ekonomike, ose pagesa e KEMP-it nuk mund te mbahen me qellim shlyerjen e detyrimit qe ju keni.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet