Pershendetje. Dua te jap token per pallat dhe kam informacion qe perqindja eshte 35% por nuk e di si mund ta llogaris perfitimin. Gjithastu dua te di nese perfitoj me shume nga numri i kateve apo perfshihen vetem metrat e truallit ne llogaritje.
Se pari per përcaktimin e pjeseve takuese e rendesishme është marreveshja qe ju lidhni me shoqërinë sipërmarrëse, ku përveç perqindjes duhet te përcaktohen edhe modalitetet specifike, koha, afati, mënyra se si do të ndahen pjesët, penalitetet, etj..
Së dyti, llogaritja e përqindjes bëhet duke llogaritur përqindjen e sipërfaqes së truallit në pronësinë tuaj, në raport me sipërfaqen totale për ndërtimin e pallatit, dhe me pas ky koefiçent shumëzohet me koefiçentin e zhvillimit të pronës, i cili është i përcaktuar në lejen e ndërtimit. Koefiçenti i zhvillimit të pronës ka të beje me sipërfaqen ndertimore ne volum (katet mbi dhe nen toke) qe do te realizohen per kete ndërtim.
Si përfundim sipërfaqja llogaritet sipas te gjitha njesive te ndarjes se nje objekti pallat, qe jane: apartament, njesi shërbimi dhe vende parkimi; gjithmone nese objekti ka te tille.
One Response
Përshëndetje,

Ju faleminderit!