Perfaqesimi ne nje proces gjyqesor

Pershendetje!
Doja te dija nese mund te perfaqesohem ne nje proces gjyqesor nga nipi/mbesa? Cfare kushtet duhet te plotesojne ata qe te mund te jene perfaqesuesit e mi ne proces? Faleminderit


Qytetari: A. D. Data: 10 February , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Perfaqesimi ne nje proces gjyqesor”

  1. Pershendetje. Pervec avokateve te licensuar, te drejten per te qene perfaqesues ne gjykate e kane prinderit, gjysherit, motrat dhe vellezerit dhe te paslindurit. Ne kategorine e fundit bejne pjese femijet dhe niperit apo mbesat, qe jane femije te femijeve, jo femije te vellezerve apo motrave. Per te vertetuar kete lidhje mjafton te dergohen certifikatat perkatese. Nese kjo vertetohet, nipi ose mbesa nuk ka nevoje te plotesoje asnje kusht, mjaft qe te jete i pajisur me prokure noteriale, apo ta deklaroni perpara gjykates.
    Gjithsesi Kodi i Procedures Civile parashikon mundesine qe edhe persona te tjere te jene perfaqesues, nese gjykata e miraton kete gje.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet