Përfaqësimi në gjykim civil

Pershendetje,

Kam nje proces gjyqesor pune e cila ende nuk kam dal ne gjyq per shkak te covid 19 … une kam nje avokate per kete ceshtje, por doja te dija qe pervec avokates a mund te le edhe vajzen time si perfaqesuesen time ne gjyq, pasi une nuk dua te dal ne gjykate? … pra ne seancen e pare, a mund te them qe perfaqesuesit e mi jane av ×××× , dhe vajza ime apo nuk lejohen 2 perfaqesues? Faleminderit


Qytetari: D. B. Data: 18 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Përfaqësimi në gjykim civil”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    1

    Pershendetje,

    Nuk ka asnje pengese ligjore qe ju te perfaqesoheni ne procesin gjyqesor nga te dy personat (avokati dhe vajza Juaj). Deklarimi i perfaqesuesve tuaj mund te behet ne dy menyra:
    1. Nepermjet nje akti noterial perpara noteres (prokure perfaqesimi), ku deklaroni qe perfaqesimi ne procesin civil do te behet nga te dy personat ose;
    2. Deklarimi para trupit gjykues qe do te perfaqesoheni ne proces nga te dy personat.

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Po, sipas nenit 96, germa “b” e Kodit te Procedures Civile, si përfaqësues i palëve me prokurë ne procesin gjyqesor civil mund të jete cdo familjar (bashkëshortët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat). Faleminderit

  3. 1

    Pershendetje!
    Po, ju mund te caktoni dhe vajzen tuaj si perfaqesuese per gjyqin civil qe keni hapur. Nuk ka asnje pengese ligjore qe ju te perfaqesoheni nga avokati dhe nga familjari.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet