Pershendetje,
Ne pyetjen e meparshme qe ju kam drejtuar nuk e kisha fjalen per psikologun, por per prindin. A eshte e domosdoshme prania e prindit te femijes ne gjykimin penal si akuzues? Faleminderit,
Ne nenin 16 te Kodit te Drejtesise Penale per te Mitur (ligji 37/2017) percaktohet se “E drejta e pjesëmarrjes në proces përfshin të drejtën e të miturit për t’u dëgjuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tij, të cilat mbahen parasysh në përputhje me moshën dhe nivelin e zhvillimit të të miturit. Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjohet, kërkesa e tij pranohet, përveçse për arsye të rëndësishme, të cilat arsyetohen në vendimin përkatës. Nëse i mituri nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë, mund ta realizojë atë nëpërmjet prindit si përfaqësues ligjor.
I mituri, drejtpërdrejt dhe/ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, ka të drejtë të marrë pjesë në çdo proces vendimmarrjeje lidhur me të. I mituri nuk mund të detyrohet të marrë pjesë personalisht në proces. Mospjesëmarrja nuk mund të rëndojë pozitën e tij ose/dhe të përdoret në disfavor të tij”.
Ne vijim ne nenin 19, pika “ç” (te drejtat e te miturit ne konflikt me ligjin) te kodit parashikohet se: “i mituri ne konflikt me ligjin ka të drejtën që të ketë prindin të pranishëm dhe/ose të drejtën të shoqërohet nga një person i besuar”.
Ndersa, ne rast se i mituri ka qene dëshmitar ose viktimë e dhunës në familje, atehere ndalohet të merret në pyetje në praninë e prindit ose të afërmit abuzues gjatë procedurës së vendosjes së urdhrit të mbrojtjes, urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Faleminderit