Doza per perdorim vetjak i lendes narkotike

Si jeni?
Nje perdorues i rregullt i hashashit nese kapet nga policia me 5 gram, do te procedohet penalisht apo do te lirohet nga gjykata? Si procedohet ne kete rast??? Sa eshte doza per konsum vetjak sipas ligjit???


Qytetari: R. H. Data: 16 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Doza per perdorim vetjak i lendes narkotike”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Neni 238/1 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise parashikon, perjashtimin nga pergjegjesia penale per personat qe u gjenden lende, ne doza te vogla, per perdorim vetjak. Referuar jurisprudences se Gjykates se Larte, kushti per pergjegjesine penale te personit perdorues eshte, qe masa e lendes narkotike te mos jete ne doza te vogla.

    Per percaktimin e dozave, gjykata bazohet ne disa elemente:
    1.Lloji lendes narkotike ose psikotrope;
    2.Shkalla e varesise se personit nga lenda narkotike;
    3.Sasia e lendes narkotike qe mund te perdoret nga nje person pa i shkaktuar deme shendetesore;
    4.Sasia e gjetur sherben per nje perdorim apo me shume.

    (Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte, nr.1, date 27.03.2008)

  2. Përshëndetje,

    Legjislacioni penal Shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si dozë për përdorim vetjak.
    Kodi penal parashikon vetëm togëfjalëshin “përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla”, ku në të dyja rastet dozë e vogël do të thotë, “sasi totale e vogël e gjetur”, dhe jo “sasi e ndarë në shumë doza të vogla”, dhe rasti i përdorimit vetjak, duhet detyrimisht të përckatohet nga një ekspert toksikologjik, i cili kryen vlerësimet përkatëse, pasi jo cdo përdorues i lëndëve narkotike, ka të njëjtin kapacitet absorbues fizik të lëndës narkotike.
    Prandaj, edhe pse ju keni përcjelle të dhëna për sasinë e lëndës narkotike të gjetur dhe keni specifikuar që është për përdorim vetjak, i vetmi organ që përcakton, pergjegjesine në këtë rast apo/ose specifikon që është për përdorim vetjak është gjykata.
    Gjithsesi, figura e veprës penale në këtë rast, përmban disa element të tjerë, të cilët analizohen nga gjykata, dhe nuk mjafton vetëm sasia dhe deklarimi që është për përdorim vetjak, për të vlerësuar përgjegjësinë penale.

    Më poshtë gjeni një informacion më të detajuar në lidhje me pyëtjen tuaj.
    Neni 283/1 i Kodit Penal parashikohet shprehimisht se: “Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

    Në ligjin tonë penal, nuk është e përcaktuar sasia e lëndës narkotike apo psikotrope që duhet konsideruar si dozë e vogël. Në mungesë të këtij përcaktimi, gjykatat vlerësojnë se kriteret për përcaktimin e dozës së vogël janë:
    1) sasia e lëndës narkotike apo psikotrope,
    2) mënyra dhe rrethanat e mbajtjes së saj,
    3) çdo indicie tjetër, siç mund të jetë mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes, gjetja e mjeteve për mbajtjen, ndarjen, përzierjen, ndarjen, paketimin, peshores me ndjeshmëri të lartë: si qese farmaceutike, thika, letër alumini, gjetja e parave të fituara nga cedimi i lëndës narkotike, kapja e subjektit aktiv në vende të njohura për shpërndarjen e lëndëve narkotike, gjetja e një lloji të vetëm apo më shumë së një lloji të lëndës narkotike, gjetja e lëndëve që shërbejnë si prekursorë për përgatitjen dhe ndarjen e saj, etj.

    Përcaktimi i sasisë së mbajtur për përdorim vetjak, në mungesë të një përcaktimi sipas një akti ligjor apo nën ligjor, realizohet nga ana e ekspertit toksikologjik i thirur nga Gjykata. Sasia për përdorim vetjak duhet të kryhet mbi bazën e një vlerësimi që rrjedh në bazë të një studimi të përgjithshëm të fenomenit të varësisë nga lënda narkotike të subjektit përdorues, ku të përcaktohen kufijtë maksimalë të dozës për përdorim ekskluzivisht personal për çdo substancë narkotike apo psikotrope (Kanabis në rastin tuaj).

    Në çdo rast, eksperti duhet të përcaktojë për çdo lloj të lëndës narkotike:
    a) dozën mesatare të vetme, e kuptuar si sasia e substancës aktive për çdo marrje të vetme, e aftë për të prodhuar tek një subjekt përdorues dhe dipendent efektin psikotrop apo narkotik;
    b) frekuencën mesatare të përditshme të marrjes;
    c) sasinë e substancës aktive të marrjes në mënyrë të përditshme;
    d) fuqinë për të shkaktuar ndryshime të sjelljes dhe rënies së aftësive psikomotore,
    dh) moshës dhe aftësive fizike të përdoruesit vetjak konkret.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet