Përshëndetje,
Së pari akti i dhurimit nuk ka kufizime kohore, apo afate vlefshmërie në parim, por që të mund të përfitosh nga një kontratë dhurimi duhet të plotësohen apo të mos cënohen elementë që Kodi Civil dispozitat 761-771 përmbajnë. Disa prej tyre janë:
– Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga trashëgimi ( neni 761);
– Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm për sa i takon kësaj( neni 762);
– Dhurimi, që ka për objekt detyrimet periodike, shuhet me vdekjen e dhuruesit, përveç rasteve kur në kontratë është parashikuar ndryshe(Neni 763)
– Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Pranimi mund të bëhet me po atë akt, ose me akt të mëvonshëm. Në këtë rast dhurimi quhet i përfunduar nga momenti kur akti i pranimit i është njoftuar dhuruesit(Neni 764);
Disa nga dispozitat që ju referova janë kufizime të cilat sjellin pavlefshmëri të kontratës së dhurimit apo aktit të dhurimit dhe duhet të mbahen në konsideratë nga palët sidomos kur hartojnë një kontratë të tillë. Si përfundim dua të sqaroj faktin se nuk është kalimi i kohës, fakti që sjell mos përfitimin nga akti i dhurimit, por janë një sërë elementësh të tjerë të cilët duhet të zbatohen në të kundërt nuk përfitohet nga ky akt.
One Response

Ju faleminderit!