Cili eshte roli i Keshillit Bashkiak ne zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat (kryetari dhe kryesia e fshatit)? A ka te drejte keshilli bashkiak te percaktoj se cili ka te drejte te jete kandidat per anetar ne kryesine e fshatit? Faleminderit,
Bashkia nuk mund të përcaktojë se kush do të jetë anëtar për kryesinë e fshatit. Përgjigjen e kësaj pyetje e ke të parashikuar në nenin 70 të ligjit 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, që parashikon se: Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Kryesia është organ këshillimor i kryetarit. Anëtarët e kryesisë së fshatit zgjidhen në mbledhje të fshatit, ku marrin pjesë jo më pak se gjysma e banorëve me të drejtë vote. Përbërja e kryesisë së fshatit duhet të respektojë ligjin për barazinë gjinore. Mënyrat dhe rregullat e votimit përcaktohen nga këshilli bashkiak përkatës. 2. Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit përcaktohet nga këshilli bashkiak në bazë të numrit të banorëve të fshatit dhe lagjeve përbërëse të tij.
Pra, Këshilli Bashkiak mund të parashikojë, mënyrën dhe rregullat e votimit si dhe numrin e personave që do të jenë në Kryesinë e fshatit, por jo se kush person do të jenë kandidatët.
Ligji nuk parashikon se cila është mënyra e përzgjedhjes së kandidateve, por në mënyrë implicite shpreh se mund të marrë pjesë kushdo që votohet nga shumica e minimalisht 50 % (kuorumi) të banorëve të fshatit.
Pra, secili banor i fshatit (madhor me zotësi të plotë për të vepruar) që plotëson kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për anëtar në kryesinë e fshatit, pa u paracaktuar nga Këshilli Bashkiak.
One Response