Per verifikimin dhe fshirjen e espulsit.

Pershendetje te nderuar. Me falni per shqetesimin por kisha nje pyetje dhe nese me ndihmoni me ndonje pergjigje ose zgjidhje. Jam debuar me dt 3.06.2019 nga Gjermania ne Shqiperi sepse kam qene me azil te refuzuar dhe doja te dija se sa e kam ndalesen ne pashaporte dhe sa vjet eshte dhe ndalesen e kam per te gjith europen apo vetem per Gjermanine. Nese me ndihmoni me ndonje informacion ose me ndonje kerkese per verifikimin e ndaleses. Ju falenderoj dhe ju uroj gjith te mirat.


Qytetari: K. C. Data: 14 September , 2019, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Per verifikimin dhe fshirjen e espulsit.”

  1. 1

    Per cdo kerkese te lidhur me te dhenat tuaja ne sistemin Shengen, autoriteti kompetent ne shtetin gjerman eshte:
    Division ZV 34 of Federal Criminal Police Office (BKA) (Divizioni ZV 34 i Zyres Federale te Policise Kriminale).
    Ju mund ti dergoni nje kerkese ne gjuhen angleze, ose gjermane, ku te parashtroni se cili eshte informacioni konkret qe ju kerkoni.
    Kerkesen e dergoni nepermjet sherbimit postar ne adresen:
    Federal Criminal Police Office – Bundeskriminalamt
    ZV34 – Petenten
    65173 Wiesbaden
    Germany
    Pergjigjia nga autoritetet gjermane ju vjen serish nepermjet sherbimi postar, prandaj ju duhet te dergoni nje adrese te sakte dhe te plote postare ne Shqiperi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet