Per tokat ne fshat

Pershendetje,

Per token e gjyshit ne fshat kam nje dokument te reformes agrare ku jane treguar me parcela dhe me skica siperfaqja dhe lloji i pasurise “are” dhe “kullota”. Kam aplikuar te kadastra e rrethit ku eshte fshati per te verifikuar keto parcela dhe kane dal me status juridik SHTET . Doja te pyes nese ne baze te ligjit 20/2020 mund t’i perfitoje keto prona dhe nese po, cfare rruge duhet te ndjek per t’i perfituar? Faleminderit,


Qytetari: K. S. Data: 28 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per tokat ne fshat”

  1. 1

    Pershendetje. Ligji 20/2020 nuk rregullon situaten e regjistrimit te pronave te reformes agrare te vitit 1946, por reformen e tokes bujqesore te vitit 1991. Nese ju, apo ndonje nga familja juaj keni aplikuar prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo me pas prane Agjencise se Trajtimit te Pronave per t’ju njohur e drejta e pronesise mbi keto toka, pavaresisht nese eshte marre apo jo vendim, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates. Nese nuk eshte depozituar nje kerkese e tille, afati tashme eshte plotesuar.
    Nderkohe ne baze te ligjit 20/2020, i eshte dhene e drejta qe te aplikojne per toke edhe personave që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre, nese ata nuk kane perfituar toke bujqesore; kane paraqitur kerkese brenda gjashte muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit prane bashkise perkatese per t’u pajisur me toke dhe jane perdorues faktike te tokes bujqesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet