a mund të vihet në dispozicion të një qytetari, i cili paraqet kërkesë sipas ligjit “Për të drejtën e informimit”, lista e targave të automjeteve që janë në përdorim nga një organ publik?
Pershendetje,
Ne nenin 3 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
1. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
2. Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
3. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
4. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të
subjektit, në përputhje me nenin 17 të këtij ligji.
Në nenin 17 të ligjit është shprehur se kufizohet dhënia e së të drejtës për informim si më poshtë vijon:
1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:
a) të drejtën për një jetë private;
b)sekretin tregtar;
c) të drejtën e autorit; ç) patentat.
Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa
parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar;
b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
politikave publike;
ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.
Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni i
kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.
– Pra përsa më sipër autoriteti publik ka të drejtë të refuzoj dhënien e informacionit të kërkuar nga ana juaj pasi informacioni nuk përmbush kushtet e parashikuara në ligjin per te drejten e informimit dhe nuk ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.
Faleminderit!
One Response