Per sqarim te mosperfshirjes se bisnesit ne paketen e pare

Pershendetje,

A mund dhe ku duhet te drejtohem per te marre sqarime ne lidhje me biznesin tone, i cili nuk perfitoje nga paketa e pare?  Gjithashtu dua te di nese do te mund te perfitoje nga paketa e dyte? Faleminderit,


Qytetari: N. G. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per sqarim te mosperfshirjes se bisnesit ne paketen e pare”

  1. Pershendetje,

    Nese kërkesa e juaj per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes nr. 1 është refuzuar, ju informojme se ju keni mundësi të paraqisni kërkesë/ankesën e tuaj duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ju banoni. Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

    Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

    Ne vijim gjeni linkun me adresat e e-mailit per Drejtorite Rajonale, ku mund te dergoni kerkese/ankesen tuaj: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet