Per sigurimet shoqerore te pages se luftes

Pershendetje,

Kam perfituar pagen e luftes per muajin mars. por nuk e kam te qarte a jam e detyruar te derdh sigurimet shoqerore per kete muaj ? Pra, derdhja e sigurimeve eshte me deshire apo do derdhet detyrimisht. Ekonomistet qe kam pyetur nuk e kane te qarte.

Faleminderit


Qytetari: K. T. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per sigurimet shoqerore te pages se luftes”

  1. Pershendetje,

    Ndihma financiare qe keni perfituar eshte ndihme e ofruar nga shteti ne kushtet e situates se pandemise dhe VKM nr 254 date 27.03.2020 ne baze te se ciles eshte dhene kjo ndihme, nuk ka asnje percaktim ligjor per detyrimin per te derdhur kontributet shoqerore dhe shendetsore.

    Si rrjedhoje, ne lidhje me derdhjen e kontributeve i referohemi legjislacionit perkates, ku pagesa e te cilave percaktohet si detyrim i punedhenesit. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një të punësuar paguhen 27.9% të pagës bruto mujore. Konkretisht ne perqindje kjo ndahet ne 11.2% nga ana e punemarresit dhe 16.7% nga ana e punedhenesit.

    Ne kushtet e situates aktuale, per shkak te mungeses se aktivitetit te punedhenesit, pagesa e kontributeve per muajin mars mund te jete objekt diskutimi dhe marreveshje midis jush dhe punedhenesit. Ne rast se nuk arrini nje marreveshje te perbashket dhe punedhenesi nuk ben deklarimet per shkak te situates, atehere pagesa e kontributeve mbetet ne vleresimin tuaj, per t’i derdhur ose jo ne menyre vullnetare.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet