Per shqiptaret jashte shtetit

Pershendetje,

Interesohem te di nese ka ne Itali ndonje noter shqiptar qe kryen sherbime per shtetasit shqiptar? Nese po, ju lutem a mund te me dergoni kontaktet? Faleminderit,


Qytetari: M. C. Data: 13 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per shqiptaret jashte shtetit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Noteret e licensuar shqiptare ushtrojne detyren e tyre vetem ne territorin shqiptar. Ju bejme me dije, sipas nevojes ju mund te perfitoni nga sherbimet e Zyres Konsullore te Ambasadës Shqiptare ne Itali, ku mund te hartohen vetëm prokura të thjeshta:
    – per terheqje dokumentash prane autoriteteve kompetente shqiptare (per me teper shikoni listen me poshte):
    – per shpallje martese (ne prezence te te dy bashkeshorteve te ardhshem me dokumenta identifikimi me vete dhe nje kopje te dokumentit te personit qe do te prokurojne ne Shqiperi);
    – per shoqerim femijesh ne udhetim (prezenca e te dy prinderve me dokumenta identifikimi me vete, dokumetat e femijes dhe te personit qe do te shoqeroje femijen);

    Për hartimin e prokurës personi i interesuar duhet të paraqitet fizikisht pranë shërbimit konsullor të Ambasadës, si dhe të ketë me vete një dokument identifikimi dhe numrin e pasaportës ose të letërnjoftimit të personit që do të autorizojë me anë të prokurës.

    Për të gjitha prokurat dhe veprimet e tjera noteriale, personi i interesuar duhet të drejtohet pranë një noteri italian. Prokura duhet të jetë e legalizuar me vulë Apostille. Për më tepër informacion, klikoni në linkun si më poshtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Republikës së Shqipërisë. https://punetejashtme.gov.al/aktet-noteriale-konsullore-dhe-perkthimi-i-dokumenteve/

    Prane Sherbimeve Konsullote te Ambasades, lëshohen këto subjekte Prokurash konsullore për:
    – Tërheqje dokumentesh të gjendjes civile në Shqipëri
    – Shpallje martese
    – Tërheqje pashaporte
    – Tërheqje diplomash dhe dokumenta shkollorë
    – Tërheqje dëshmie penaliteti
    – Tërheqje të dokumentave të tjera pranë autoriteteve private dhe publike
    – Ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të gjendjes civile
    – Denoncimin e humbjes së dokumenteve
    – Proçedura legalizimi pranë ALUIZN-it ose të ngjajshme
    – Tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve
    – Tërheqje pensioni
    – Leje për udhëtim të fëmijëve minorenë
    – Tërheqje kredie familjare (nëse nuk kufizohet nga institucioni bankar)
    – Përdorim të përkohshëm automjeti
    – Kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit
    – Prokura përfaqësimi në proçese administrative dhe gjyqësore për çështje divorci dhe njohje të
    vendimeve të një gjykate të huaj
    – Revokime të akteve noteriale, të cilat janë kryer më parë në ambasadë

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet