Pershendetje,
Në VKM. Nr. 929, date 17.11.2010 “Per krijimin dhe perdorimin e fondit të veçantë”, i ndryshuar, pika 7, parashikohet se: “Jepet ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e: -vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, për çdo rast”.
Bazuar ne kete VKM a i takon punonjesit te marre shperblim per prindin e vdekur ne rastin kur nuk e ka ne certifikate familjare (nuk ka jetuar me te)? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
VKM. Nr. 929, date 17.11.2010 “Per krijimin dhe perdorimin e fondit të veçantë” ne piken 7 percaktohet se : Ne ndihmen e menjehershme per raste fatkeqesie dhe raste te tjera të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet vdekjes së një punonjesi ose anëtarit të familjes së punonjësit ( prindërit apo fëmijët), kur bashkjetojne. Pagesa jepet nga titullari i institucionit e diferencuar nga 10 000 deri 30 000 , per cdo rast.
Pra kjo do te thote se nese nuk jane ne nje certifikate familjare me ju dhe nuk kane jetuar me ju atehere ju nuk mund te perfitoni .
Faleminderit