Per rregjistrimin e prones

Pershendetje,

Une si bleres, a mundem te bej rregjistrimin e prones me platformen e-Albania, mbasi kam bere proceduren e rregullt me shitesin tek nje zyre noteriale? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per rregjistrimin e prones”

  1. Pershendetje,

    Nepermjet platformes E-Albania, shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrimin e kontratave të shitjes. Kontrata e shitjes për një pasuri të paluajtshme regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme, pas verifikimit të elementeve të formës e të përmbajtjes së aktit noterial, të përcaktuara në udhëzimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.

    Pra, nepermjet platformes e-albania, ju mund te realizoni aplikimin per regjistrimin e kontrates se shitjes, dhe pajisjen me certifikate pronesie, por ne lidhje me procedurat e tjera, dorezimin dhe menyren e dorezimit te dokuemntave do te njoftoheni nga specialisti perkates. Me teper informacion, lutem aksesoni kartelen informative ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9441

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet