Per rregjistrimin e dy femijeve te lindur jashte shtetit

Pershendetje,

Une jetoj jashte Shqiperise dhe kam nacionalitet te vendit ku banoj, por ketu kam lindur dy femije. Femijet kane shtetesine e vendit ku banojme.  Dua qe t’i rregjistroj dhe ne Shqiperi. Si duhet te veproj?Mosha e femijeve eshte 14 dhe 17 vjec. Faleminderit,


Qytetari: s. a. Data: 27 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per rregjistrimin e dy femijeve te lindur jashte shtetit”

  1. Përshëndetje! Ju mund të aplikoni online në portalin e-albania. Ju duhet të identifikoheni në portalin e-Albania dhe me pas të zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim fëmije”. “Aplikim për regjistrim fëmije” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim fëmije, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

    Dokumentet që duhet të ngarkohen nga ju janë:
    – Akti i lindjes ose certifikata e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja (i legalizuar ose pajisur me vulë apostile)
    – Dokumente identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
    – Përkthimi i aktit ose certifikatës së lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet përkthimi në gjuhën shqipe të kryhet në konsullatë, ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi”. Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues)
    – Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj (nëse njëri nga prindërit është shtetas i huaj), për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet