Per punen

Pershendetje,

Kam punuar ne nje rrobaqepsi dhe kishim dy muaj qe ishim pa pune. Na kaluan ne asistence dhe as nuk jepnin pergjigje se kur mund te fillonim pune. Meqe isha pa pune kerkova per nje pune tjeter dhe tani jam ne pune. Nuk e di nese mund te kem probleme me ato tek puna e meparshme per vitet e punes dhe per asistencen qe duhet te merrja tani ne qershor sepse per dy muajt e fundit te punes nuk na kane paguar?

Ju lutem dua te me jepni nje mendim sesi te veproj. Faleminderit


Qytetari: B. B. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per punen”

  1. Pershendetje,

    Per shkak te gjendjes se fatkeqesise natyrore shkaktuar nga pandemia covid-19, shume biznese nderprene aktivitetin e tyre ekonomik. Per kete arsye, per shume punonjes eshte nderprere puna perkohesisht, pa ndonje njoftim zyratar se kur mund te rinise.
    Shteti, nepermjet paketave te financiare, ka mbeshtetur nje numer te madh punonjesish (nuk keni percjelle informacion nese ju keni perfituar).

    Pavaresisht situates se veshtire, marredheniet kontraktuale te punes kane vazhduar normalisht deri ne momentin qe punedhenesi ose punemarresi i kane nderprere ato, duke zbatuar afatin e njoftimit dhe proceduren e parashikuar ne Kodin e Punes. Nga sa parashtroni, ju nuk i keni respektuar parashkimet e Kodit te Punes dhe nuk e keni njoftuar punedhenesin per zgjidhjen e kontrates se punes. Ne varesi te llojit te kontrates se punes dhe periudhes ne te cilen keni punuar ne kompani, duhet edhe te kishit realizuar njoftimet perkatese perpara se te merrnit vendimin per nderprerjen e marredhenies se punes duke parashtruar edhe arsyet apo shkaqet per kete veprim. Ne rast te kundert, ky largim i juaji mund te konsiderohet zgjidhje e menjehershme e pajustifikuar e kontrates se punes nga punemarresi.

    Per te realizuar mbylljet perkatese dhe per te likujduar te gjitha detyrimet qe punedhenesi ka ndaj jush (pagat e papaguara, etj), Ju keshillojme qe fillimisht te interesoheni prane strukturave perkatese te kompanise dhe me pas mund te ndiqni rruget e tjera ligjore (gjyqesisht).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet