Prona

Kam nje A.M.T.P Siperfaqja e tokes gjithsej eshte 30.000 meter katror. Ne AMTP,kjo siperfaqe eshte e pasqyruar ne dy numra ngastrash; Ngastra 68 ka nje siperfaqe prej 10.000 meter katror. Ngatra 69 ka sip. 20.000 meter katror. Ne teren e gjithe kjo siperfaqe perbehet nga 12 parcela. Pra ngastra 69 ndahet me fraksione nga 69/1 deri ne 69/11. Ngatra 68 mbetet nje parcele, total 12 parcela.Te 12 – ta keto parcela jane ngjitur me njera tjetren. Dua te bej alikimin per certifikate pronesie ne hipoteke dhe doja INFORMACION per; – 1. Aplikimi per regjistrim , behet per A.M.T.P – ne, apo per parcelat (12) – 2. Aplikimi per certifikate pronesie, harte kadastrale, kartele pasurie behet per dy ngastrat qe ndodhen ne A.M.T.P apo per cdo parcele me vete . – 3. Dhe e fundit Sa eshte kostoja e ketij procesi TOTAL

Qytetari: L.P.
Data: 17 Mars 2023, Kategoria: Administrative, E-Albania

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ju duhet te aplikone ne e- Albania per regjistrimin e Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ky ligj, nder te tjera parashikon edhe mundesine e regjistrimit te AMTP-ve te paregjistruara. Per kete eshte miratuar edhe VKM perkatese. Procedurat e parashikuara nga ligji i ri, krahasuar me proceduren e kerkuar nga ligji i meparshem, jane me te thjeshtuara. Ligjshmeria e AMTP-se prezumohet nese ajo ploteson kriteret formale dhe personi e ka token ne posedim. Me ligjin e ri nuk kerkohet as konfirmimi i kufitareve. Dokumentetet qe duhet te paraqisni krahas AMTP-se, jane plani i rilevimit per te gjitha parcelat pjese e AMTP-se, certifikate familjare e gushtit 1991, certifikate familjare e tanishme e kryetarit te familjes bujqesore.
    Bashkelidhur linku perkates mbi kodet e aplikimit si dhe tarifat perkatese https://www.ashk.gov.al/kodet-e-aplikimit/, pas kryerjes se aplikimit ne portalin e- Albania, dokumentat e mia do te azhornohet fatura e cila mund te paguhet prane filialeve te Postes Shqiptare, ose bankave te nivelit te dyte.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje