Per pronat

Pershendetje,

Kam nje kufizim te prones nga KLSH-ja qe ne vitin 2012 se trualli prej 171 m2 krijonte mbivendosje me Bashkine Fier,  gje qe eshte bere gabim njerezor nga ana e bashkise kur mori ne administrim stadiumin e qytetit Fier ne vitin 2003.  Origjina e truallit tone vjen qe nga viti 1954, ku u ndertua nje shtepi ne vitin 1956 me nje akt-njoftuni te Gjykates se Rrethit Fier. Deri ne vitin 1979 prona figuron e regjistruar ne hipoteke per 1250 m2 dhe ne fakt vjehrra posedonte 700 m2, se pjesen tjeter e mori ndertimi i stadiumit. Bashkia e verteton me certifikaten e saj qe nuk e ka ne inventar dhe nuk ka pretendime per kete truall. Ku nuk kam trokitur per kete ceshtje, madje e kam ndjekur edhe me 2 avoketer.  Me te dytin shkova dhe ne gjykate dhe gjyqtari me rrezoi padine. Keshtu qe aktualisht jam ne Gjykaten Administrative te Apelit Tirane qe me dt. 30.10.2018.

Parlamenti ne seancen e muajit shkurt miratoi nje projektligj te ri per pronat. Kerkoj nga ana juaj te me sqaroni se cfare mund te behet me rastin tone, pasi jemi nje pallat i tere qe nuk pajisemi me certifikata pronesie edhe pse pallati eshte i rregjistruar.  Kemi vertetimet hipotekore qe tregojne se pallati eshte ndertuar ne sip. 588 m2 qe u gjend ne hipoteke dhe nuk la lidhje me truallin prej 171 m2 te quajtur mbivendosje nga kontrolli i KLSH-se.  Po ju dergoj te tre dokumentet qe vertetojne origjinen e truallit.

Ju pershendes dhe shpresoj per nje pergjigje te drejte dhe te shpejte nga ana juaj. Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per pronat”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me ligjin e ri te miratuar nr. 20/2020 “Per përfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”, ky ligj parashikon disa rregulla procedurale ne lidhje se si do procedohet per zgjidhjen e problematikave kryesore qe kane dale gjate procesit te regjistrimit te titujve te pronesise. Nje nder qëllimet e tjera te këtij ligji eshte dhe zgjidhja e mbivendosjeve të shkaktuara nga gabimet materiale ose pasaktësitë e hartave kadastrale apo të titujve të pronësisë, përpara hyrjes ne fuqi te tij.

    Ky ligj parashikon dhe procedurat qe ndiqen ne rastet e mbivendosjeve fiktive ne përputhje me parashikimet e nenit 65. Ne rast se shkaku i mbivendosjes lidhet me gabimet materiale ose pasaktesite e hartave apo titujve te pronesise, atehere do te duhet t’I drejtoheni Zyres Vendore te ASHK Fier per vleresimin dhe trajtimin e rastit tuaj.

    Ne rast se nuk jemi ne kushtet e gabimeve materiale, ju bej me dije se problematika e mbivendosjes se titujve te pronesise, ne parim mund te zgjidhet ne dy menyra: marreveshje midis paleve qe zoterojne titujt e pronesise qe krijojne mbivendosje ose permes nje vendimi gjyqesor. Duke qene se jeni ne nje proces gjyqësor mbi kete ceshtje dhe nese gjykata po shqyrton ne themel problematiken e mbivendosjes, atehere vleresoj se do te duhet te prisni derisa gjykata te shprehet me vendim.

    Ne rast se konfirmohet se pronesia e siperfaqes se prones se mbivendosur (objekt konflikti) eshte “shtet” dhe i perket nje subjekti publik dhe ne kushtet kur mbi kete prone eshte zhvilluar nje ndertim (pallat), atehere vleresoj se do te duhet te ndiqni procedurat per privatizimin e truallit ne perdorim, sipas percaktimeve te ligjit nr. 20/2020.

    Ne lidhje me mospajisjen me certifikate pronesie nga ASHK (ish ZVRPP-ja), vleresoj se me depozitimin e aktit ligjor qe i jep zgjidhje mbivendosjes (marreveshje midis paleve ose vendim gjykate) dhe me konfirmimin e pronesise se truallit ne favor tuaj si pronar i truallit te zhvilluar, do te procedohet me heqjen e kufizimit mbi pasurite dhe me pajisjen me certifikata pronesie per njesite e individualizuara.

    Faleminderit

    Shenim nga administratori i platformes: Ne sistem nuk rezulton dokumentacion i ngarkuar sic referohet ne permbajtje te pyetjes tuaj. Ne pamundesi per t’ju kontaktuar per shkak te mungeses se te dhenave tuaja te kontaktit, ju bejme me dije se trajtimi i pyetjes nga juristet eshte realizuar vetem mbi bazen e informacionit/te dhenave qe parashtroni ne pyetje.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet