Per pronat

Pershendetje,

Kam nje vendim gjykate te formes se prere me objekt njohje fakti juridik te prones ne Durres. Aktualisht prona eshte e lire, toke bujqesore. Interesohem ne Kadaster dhe nuk ma regjistrojne sipas ligjit 20/2020
Çfare duhet te bej qe te regjistroj kete prone? Me respekt


Qytetari: A. K. Data: 28 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per pronat”

  1. Pershendetje,

    Sipas nenit 193 te Kodit Civil “Vërtetimi gjyqësor i faktit të pronësisë nuk regjistrohet”. Njohja e faktit juridik mbi pasurite, nepermjet procesit gjyqesor, nuk konsiderohet menyre fitimi pronesie referuar legjislacionit shqiptar, dhe si e tille nuk mund te procedohet me regjistrimin e vendimit nga ana e ASHK-se. Vendimet gjyqesore me objekt vertetim fakti, se bashku me dokumentacionin tekniko -ligjor te prones te nxjerra nga arkivat, kane sherbyer ne funksion te procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave prane Agjensise se Trajtimit te Pronave ATP-se.
    Ju bejme me dije se ekziston mundesia e fitimit te pronesise nepermjet institutit te parashkrimit fitues, nese ju i plotesoni kriteret ligjore sic parashkohet ne nenet 168, 169 te Kodit Civil. Kjo realizohet permes nje procesi gjyqesor. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet