Per perfundimin e moshes ne pune

Desha tju pyesja ju lutem.
Jam ne vitin e fundit te punes ne administrate kam edhe 11 muaj dhe mbush moshen. Nuk kam probleme as me punen as me gje por desha per kulture te di nese viti i fundit ne pune te krijon probleme te shkurtimit nga puna pervec rasteve te VKM te shkrirjes se institucionit. Nuk behet fjale per shkelje sepse ne karieren time skam asnje mase disiplinore. Faleminderit .

Qytetari: S.G.
Data: 17 Gusht 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Pyetja juaj eshte e paqarte.
    Nese ju kerkoni te informoheni mbi moshen e daljes ne pension ju informojm se mosha e daljes ne pension per burrat eshte 65 vjec dhe per grate 61 e 4 muaj, pas mbushjes se moshes se daljes ne pension, nga ana e institucionit ku ju punoni mund te nderpriten marrdheniet financiare ose mund te vazhdojne me kerkesen e tyre per nevoja pune. Nese inatitucioni ku ju punoni ju kerkon te qendroni ne pune edhe pas mbushjes se moshes, ju mund te shtyni daten e daljes ne pension dhe vijimin e punes. Me daljen ne pension ju perfitoni nje page te plote si dhe page per lejen e paezautuar brenda tre viteve te fundit.
    Gjithashtu ne rast se marredheniet e punes zgjidhen perpara mbushjes se moshes per pension pleqerie, dhe kjo zgjidhje kryhet pa shkaqe te arsyeshme, ju keni te drejte ti drejtoheni gjykates per demshperblim per nderprerjen e marredhenies se punes pa shkaqe te arsyeshme.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje