Per perfitimin e pageses si e pezulluar nga puna

Pershendetje,

Kam punuar ne nje biznes lokal te madh si banakiere, me rroge 300 mije leke. Dje degjova per paketen e dyte ekonomike qe deklaroi kryeministri per ata qe jane pezulluar nga puna ne bizneset e medha. U futa te tatimet dhe pashe qe figuroja ne sistem.  Tani nuk di sesi te procedoj per te aplikuar per te marre pagesen tek drejtoria e tatimeve. Lutem me udhezoni sesi te veproj per te aplikuar dhe perfituar kete pagese.

Faleminderit,


Qytetari: S. S. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per perfitimin e pageses si e pezulluar nga puna”

  1. Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare sipas paketës nr. 2 do të kryhet online, nëpërmjet e-filing, në tatime.gov.al, me anë të një formulari të posaçëm, i cili eshte i ndryshem nga formulari i aplkimit te paketes nr. 1.
    Duke qene se paketa nr. 2 nuk eshte publikuar ende, në një njoftim të dytë, do t’ju informojmë në lidhje me kriteret që jane parashikuar ne te dhe mbi mënyren e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas kesaj pakete.

    Gjithashtu ju bejme me dije se mund vizitoni edhe faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per t’u njohur kriteret dhe aspekte praktike ne lidhje me zbatimin e paketave te ndihmes shteterore per shkak te situates COVID-10. Linku: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1371/njoftim-pr-prfituesit-e-ndihms-financiare-sipas-pakets-s-dyt

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet