Për pasurinë e lëvizshme si një makinë në shtetin grek e nje personi që vdiq në Shqiperi

A MUND TE LESHOHET DESHMI Trashegime dhe per nje makine me targa greke qe kur personi qe e kishte nderroi jete neShqiperi

Qytetari: M.P.
Data: 6 Maj 2023, Kategoria: Civile - Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Dëshmia e trashëgimisë është një dokument për të cilin secili prej trashëgimtareve të të ndjerit mund të aplikoje pranë një zyrë noteriale në qytetin ku jeton. Dëshmia e trashëgimisë ligjore, kur nuk ka testament, nuk përcakton pronësi mbi prona konkrete, por përcakton vetëm listen e trashëgimtareve të personit dhe pjesët takuese në të gjitha pronat e tij. Në vijim me ane të këtij dokumenti, trashegimtaret kanë të drejtë që të regjistrojnë pronat që kanë qënë në emer te trashegimlenesit ne emer te tyre, sipas pjeseve te percaktuara ne deshmine e trashegimise.
    Nese prona eshte e paregjistruar, duhet qe te konsultoheni me nje avokat per te vleresuar formen me te pershtatshme te regjistrimit, ne varesi te kushteve konkrete, pasi ne nuk mund t’ju japim me shume informacion, vetem me sa ju keni parashtruar.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje