Per parakontrate blerje banese

Dua te blej nje banese ne Tirane. Kontraktuesi me jep mundesine te bej nje parakontrate meqe leja e ndertimit eshte ende ne proces ne Bashki. Kur te dali leja, duhet te mbaj parakontraten apo te bej nje kontrate porosie? Me sjell problem deri ne hipoteke parakontrata? Faleminderit


Qytetari: S. G. Data: 15 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per parakontrate blerje banese”

  1. Pershendetje. Lidhur me sa ju thoni, se pari, varet nga kushtet e kontrates paraprake. Se dyti, per te mbrojtur sa me mire interesat tuaja ligjore, pas miratimit te lejes se ndertimit, te kerkoni lidhjen e nje kontrate sipermarrje. Kjo eshte kontrata qe rregullon marredheniet ndermjet shoqerise ndertuese, qe merr persiper qe per llogarine tuaj te ndertoje nje pasuri te caktuar. Me kete kontrate ju keni nje mbrojtje me te mire ligjore dhe mund te regjistroni prane kadastres, sapo te regjistrohet dhe leja e ndertimit, duke shmangur mundesine qe njesia per te cilen ju keni lidhur kontrate t’i kaloje nje personi tjeter. Ne cdo rast do t’ju keshillonim qe kontratat t’i konsultoni me nje avokat, ose noter te besuar prej jush, ne menyre qe kushtet kontraktore te garantojne dhe interesat tuaja.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet