Per pajisje me AMTP

Pershendetje,

Jam perdorues faktik i nje siperfare toke bujqesore, por kjo siperfaqe eshte perfshire ne listen perfundimtare, te pronave te paluajtshme, publike shteterore, qe trasferohen ne perdorim te Bashkise Fier. Aktualisht gezoj statusin e ish te perndjekurit politik nga ana e babait (shiko dokumentin bashkelidhur).
Interesohem te di nese mbi mundesite qe te paisem me AMTP, per kete siperfaqe toke qe posedoj (kam dok qe me eshte ndare nga Komisioni i Tokes), kur kjo siperfaqe eshte trasferuar Bashkise? Faleminderit,


Qytetari: R. V. Data: 18 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per pajisje me AMTP”

  1. 2

    Pershendetje,

    Nese toka ju eshte dhene ne perdorim dhe toka ka pasur statusin e tokes bujqesore, ju keni te drejte te beni nje kerkese prane Agjencise Shteterore te Kadastres Fier, per t’u pajisur me Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi. Kerkesa do te mbeshtetet mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”. Dispozitat e Kreut II te ketij ligji rregullojne procedurat e përfundimit të proceseve të pajisjes me tituj pronësie të përdoruesve të tokave të ish- kooperativave dhe ish ndërmarrjeve bujqësore, të cilët kanë paraqitur kërkesë për këtë qëllim deri në gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet