Per pagen e luftes

Pershendetje,

Jam nje qytetar nga Berati. Kam punuar ne nje firme guri dhe me ka hequr nga puna pronari.  Kam nje muaj e gjysem pa pune.  Kam dy femije te vegjel.   Aplikova per pagen dhe mu refuzua, bera ankese per refuzimin dhe nuk me eshte kthyer pergjigje. Ju lutem me ndihmoni se cfare mund te bej ne kete situate? Faleminderit,


Qytetari: V. K. Data: 29 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per pagen e luftes”

  1. Pershendetje

    Ne lidhje me ankesen qe keni bere per refuzimin e aplikimit tuaj per perfitimin e pages se luftes, do te duhet te prisni shqyrtimin dhe trajtimin e saj nga ana e administrates tatimore.

    Nese keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, ju mund te aplikoni per te perfituar pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Aplikimi behet Zyrave te Punes, duke paraqitur kërkesën me shkrim dhe të keni plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.

    Nese nuk jeni ne kushtet per te perfituar pagesen e papunesise (asistencen), ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo fillim muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet