Per pagen e luftes

Pershendetje,

Nje i aferm i imi ka qene ne pune çdo dite pas dates 31 Mars. Ai ka perfituar pagen e luftes, por vlera e lekeve te marra i eshte bere zbritje ne rroge me pretekstin se paga e luftes eshte dhene ne ndihme te bizneseve. Biznesi ne te cilin ka punuar ndoshta ka qene diku ne 80 % te produktivitetit krahasuar me nje vit me pare, por siç edhe me siper ai ka qene ne pune çdo dite dhe me orar te plote. Cili eshte destinacioni i pages se luftes ne kete rast? Duke ju falenderuar mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj. respekte


Qytetari: A. P. Data: 24 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per pagen e luftes”

  1. Pershendetje,

    Ne fakt Akti Normativ qe percaktoi ndihmen financiare dhe kushtet per dhenien e saj, nuk e percaktoi qartesisht nese do te paguhej edhe paga e punonjesve krahas ndihmes financiare te dhene nga shteti, duke krijuar shume konfuzion. Megjithate, duke u nisur nga disa fakte te rendesishme: kjo pagese e quajtur “page lufte”, ne fakt ishte ndihme financiare, e miratuar sipas ligjit per ndihmen shteterore; kjo pagese i adresohej drejtperdrejte punemarresve; kete pagese e perfituan edhe disa kategori punemarresish te cilet u larguan nga puna; dhe cfare eshte me e rendesishme, nese punemarresi largohej nga puna dhe ndihma financiare e marre do te zbritej nga pagesa e papunesise (asistenca) qe ky punemarres do te merrte nga shteti. Te gjitha keto vecori vertetojne se ky perfitim ishte nje ndihme nga shteti per punemarresit. Ne keto kushte, punedhenesi juaj nuk ka te drejte qe t’ju mbaje pagesen.

    Per sa me siper, vleresoj se destinacioni i pages se luftes eshte vetem per perfituesin e saj. Pra, paga e luftes kalohet ne menyre te drejtperdrejte nga “Shteti – Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit” ne llogarine personale te punemarresit dhe jo ne ate te biznesit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet