Per pagen e luftes

Punoj ne nje fasoneri, por per shkak te virusit ka dy muaj qe jam pushim. Kam marr vetem nje page 24 mije lek ne prill. Per kete muaj pyes se kur do kthehemi ne pune dhe nese do paguhemi dhe me thone qe ne pune nuk e dime se kur do kthehemi dhe se keni kaluar ne asistence. Doja te dija a eshte e drejte kjo menyre apo e bejne per te detyruar punetoret te lene punen? Faleminderit


Qytetari: B. B. Data: 20 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Per pagen e luftes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Me sa parashtroni, une gjykoj se duhet ndalur ne dy momente.

    1. Duhet te merrni informacion nga punedhenesi juaj mbi situaten nese e kane pezulluar si aktivitet ose jo, nese kane aftesi paguese ose jo, nese ka mundesi per rotacion te punonjeseve, etj.
    2. Nese ju kane nxjerre ne asistence, do te thote se ju kane hequr nga listepagesa dhe punedhenesi ka bere lehtesimin e procedurave te perfitimit tuaj nga pagesa e papunesise ne organet perkatese.

    Pavaresisht se eshte ne diskrecionin e kompanise ku punoni, te vendose per funksioninim e aktivitetit, ne perputhje me kapacitetin dhe aftesise e saj financiare, ne cdo rast punedhensi duhet t’ju lajmeronte. Ju keshilloj te bisedoni me punedhenesin tuaj me qellim qartesimin e situates tuaj dhe gjithashtu mbi vijimesine e marredhenieve te punes.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,
    Fasonerite bejne pjese ne kategorine e veprimtarive ekonomike te cilat jane lejuar te zhvillojne aktivitetin e tyre prodhues, duke respektuar masat e vendosura nga institucionet perkatese. Vendimi per ta pezulluar perkohesisht aktivitetin eshte ceshtje e brendshme e struktuarave te kompanise suaj, dhe per sa kohe punedhenesi i diktuar nga kushtet e veshtira te tregut te ndikuara nga gjendja per shkak te pandemise, gjykon se aktiviteti duhet te pezullohet perkohesisht deri sa te normalizohet situata, eshte ne te drejten e tij te marre kete vendim. Por ne te gjitha rastet duhet te respektoje marredhenien me punetoret, pa shkelur te drejtat e tyre dhe duke i njoftuar ata per periudhen dhe hapat e metejshem qe do te ndiqen.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet